Ka vdekur nënkryetari i Shkupit, Enver Maliqi. Për vdekjen e Maliqit ka njoftuar zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Ai shkruan se vdekja e tij ishte lajm i trishtë.
Grubi derisa ka ngushëlluar familjen dhe miqtë tashmë të ndjerit Maliqi, shkruan edhe se do të mbahet mend emri i tij dhe se do të ndjehet mungesa e veprave të tij.
“Lajm i trishtë që në mëngjes, Enver Maliqi, nënkryetar i qytetit të Shkupit, bëmirës, shok i të gjithëve, paska ndëruar jetë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe për miqtë e tij të shumtë. Do të mbahet mend emri dhe vepra e tij e mungesa e tij do të ndjehet shumë nga të gjithë ne. Pusho i qetë Xhaxh!”, ka shkruar Grubi.