​Vazhdon seanca në Kuvend, ndryshohet rendi i ditës për shkak të mbledhjes së dy qeverive

Në Kuvendin e Kosovës sot ka vazhduar seanca e djeshme, ndonëse ishin paraparë edhe disa projektligje ato u hoqën nga rendi i ditës së sotme për shkak se kabineti qeveritar ndodhet në Shqipëri ku po zhvillohet mbledhje e dy qeverive.

Aktualisht është duke u votuar për zgjedhjen e  zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Uji (ARrU), kurse më pas në  rend dite është  edhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me të filluar seanca ka propozuar që shqyrtimi I projektligjeve që kanë qenë në rend dite të sotme të shtyhen për ndonjë seancë tjetër për shkak se kabineti qeveritar nuk ndodhet në Kosovë.

Ai propozoi që fillimisht të shkohet me zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Bordit të RTK-së. Por me këtë nuk u pajtuan grupet parlamentare opozitare.

“Ju e dini që është sot mbledhja e dy qeverive dhe ministrat nuk i kemi  asnjë këtu kështu është problematike me fillua me projektligjet nëse kanë mirëkuptimin me fillua prej pikës së fundit që është zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës për këtë janë kushtet dhe mundësitë që të hyjmë në votim”, tha ai.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se pajtohen që të vazhdojnë me pikat e rendit të ditës që mund të diskutohen edhe pa prezencën e ekzekutivit.

“Grupi parlamentari i Lëvizjes Vetëvendosje pajtohet me propozimin tuaj zakonisht po kërkohet  prezenca e ministrave dhe kabinetit qeveritar kur diskutohen projektligjet andaj sot pajtohemi që të vazhdojmë pikat që kanë të bëjnë me Agjencitë  që i raportojnë Kuvendit apo raportet që i kemi referencë“, tha ajo.  


Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri kërkoi që fillimisht të diskutohet pika 10 që është zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Uji dhe më pas të vazhdohet me zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së.

“Ne në parim jemi në rregull edhe dje u dakorduam që në mungesë të qeverisë  edhe sot kemi mbledhjen e dy qeverive dhe nuk mund t’i procedojmë tutje projektligjet të cilat janë në rend të ditës por siç duket  kanë me na mbetur edhe dy pikat e fundit siç janë pika 10 dhe 11 nuk po shoh tjera që mund t’i trajtojmë…ne po vazhdomë me pikën e 10 fillimisht pastaj atë 11 që është bordi i RTK-së“, theksoi ai.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj diskutimin e tij e nisi me kritika karshi ekzekutivit derisa u shpreh se grupi parlamentar i LDK pajtohet që të vazhdohet seanca me pikat e rendit të ditës që janë kompetencë e Kuvendit.

“mendoj që është e rrugës dhe shumë respektive çdo dikaster ta prezantoj ligjin e vetë kjo nuk po ndodh në këtë legjislaturë shpresoj që disiplinor dhe respektojnë mandatin kushtetues dh raportin me Kuvendin e Kosovës. Për shkak të mos prolongimit edhe të pikave të rendit të ditës edhe ne jemi që të shtjerrim sa më shumë pika të rendit të ditës që janë në kompetencën tonë dhe mos të duplifikohen sepse shtyrjet po  qojnë në grumbullim të pikave…Çdo pikë që mund të trajtohet pa prezencën e qeverisë grupi parlamentar i LDK-së e përkrah”,.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u pajtua që të vazhdoj seanca e sotme me pikën 10 dhe pastaj me të 11-tën që është përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së.

“Nuk ka nevojë me i ndryshua pikat qeveria ministrat janë në mbledhjen e  dy qeverive  në Elbasan nuk mund të diskutojmë për ligje, dhe ashtu siç u morëm vesh mbrëmë ashtu po shkojmë“, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: