​Vajzat e raportuara si të zhdukura: U larguam me dëshirë, nuk duam të kthehemi në shtëpitë tona

​Vajzat e raportuara si të zhdukura: U larguam me dëshirë, nuk duam të kthehemi në shtëpitë tona

Policia në Pejë ka konfirmuar gjetjen e dy vajzave të cialt ishin raportuar si të zhdukura nga familjarët e tyre. Ato janë shëndoshë e mirë dnërsa kanë raportuar se ishin larguar me vetë dëshirë nga shtëpitë e tyre.

Të dy vajzat me lidhje familjare ishin larguar nga shtëpitë e tyre nё fshatin Treboviq dhe fshatin Qyshk, të Pejёs të premten e 23 shtatorit rreth orёs 07:00, dhe sipas dëshmitarëve ato nё vazhdimësi kanё shkuar nё fakultet sё bashku, por qё më pas nuk ishin lajmëruar dhe nuk kishin qasje ne telefonat e tyre

Ato ishin sjellë në Stacionin Policor të Pejës nga një qytetar të cilin e kihin ndaluar në rrugë.


Vajzat kanë deklaruar se janё nё gjendje tё mirё shëndetёsore, dhe nuk kanё pasur ndonjё keqtrajtim, gjithashtu tё njëjtat janё kontrolluar nga mjeku kujdestar.

Ato kanë deklaruar se nga shtёpitё janё larguar me dëshirën e tyre dhe deri me sot kanё qёndruar nё njё shtёpi tё pabanuar nё fshatin Qungur- Pejё.

Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, gjithashtu edhe zyrtari pёr punё sociale.

Pas intervistimit tё viktimave nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP –Pejё, tё njëjtat kanë deklaruar se nuk dëshirojnë tё kthehen nё shtёpitё e tyre dhe nё bashkëpunim me zyrtarin pёr punё sociale dy vajzat janё sistemuar nё shtёpinё e sigurt.

Lexo edhe

Video