​Uragani Ian, të paktën 50 viktima dhe dëme të pallogaritshme materiale

​Uragani Ian, të paktën 50 viktima dhe dëme të pallogaritshme materiale

Bilanci i viktimave dhe dëmeve të lëna pas nga uragani Ian në SHBA është tragjike. 50 vdekje janë konfirmuara, shumica prej tyre në Lee County, Florida, megjithatë numri i viktimave pritet të jetë shumë më i lartë.

CNN raporton se reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të përhapura në Karolinën e Jugut, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia. Gati 1.2 milionë shtëpi dhe biznese në Florida ishin pa energji ditën e shtunë.


Presidenti i SHBA Joe Biden, tha se uragani Ian është ndoshta një nga më të këqijtë në historinë e vendit.

“Ne sapo kemi filluar të shohim shkallën e shkatërrimit që ka të ngjarë të jetë ndër më të këqijat në historinë e Shteteve të Bashkuara”, tha Biden.

Sipas vlerësimeve, kalimi i uraganit Ian mund t’i kushtojë dhjetëra miliarda dollarë kompanive të sigurimit dhe do të rëndojë në ekonominë amerikane kryesisht për shkak të anulimeve të fluturimeve dhe dëmtimit të prodhimit bujqësor.

Lexo edhe

Video