​United merr tri pikë në shkëlqimin e Ronaldos, Arsenali shijon fitoren e parë, fiton edhe City

​United merr tri pikë në shkëlqimin e Ronaldos, Arsenali shijon fitoren e parë, fiton edhe City

Premier Liga angleze ka vazhduar sot me ndeshjet e xhiros së katërt ku nuk munguan ndeshjet spektakolare.

Sfida e shumëpritur ishte ajo në stadiumin “Old Trafford” ku u ballafaquan Manchester United me Newcastle United dhe ku ndodhi edhe debutimi i Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez kontribuoi me dy gola në fitoren 4-1 të “Djajve të Kuq”. Ai shënoi në minutat 45 dhe 62, kurse Bruno Fernandez dhe Lingard e vulosën rezultatin final 4-1 me golat në minutat e 80’ dhe 90’. Për mysafirët golin e vetëm e realizoi Manquille në minutën e 56’, përcjellë KosovaPress.


Fitore të rëndësishme ka regjistruar edhe Manchester City që e ka mposhtur Leicester Cityn me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm për skuadrën e Pep Guardiolas e realizoi Bernardo Silva në minutën e 62’ të ndeshjes.

Arsenali më në fund e ka shijuar fitoren e parë në këtë edicion duke triumfuar ndaj skuadrës së fundit në tabelë Norwich Cityt me golin e vetëm të realizuar në minutën e 66’ nga sulmuesi Pierre Emerick Aubameyang.

Kjo ishte fitorja e parë e “Topçinjve” pasi morën tri humbje në tri ndeshjet e para.

Manchester United është në krye të tabelës më 10 pikë, Manchester City i dyti me nëntë pikë, kurse Arsenali pozicionohet në vendin e 16 me vetëm tri pikë pas katër ndeshjeve.

Lexo edhe

Video