​United identifikon zëvendësuesin e Ronaldos, bëhen gati 150 milionë euro

​United identifikon zëvendësuesin e Ronaldos, bëhen gati 150 milionë euro

Manchester United raportohet se po e konsideron mundësinë e transferimit të sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, si një zëvendësues të mundshëm të Cristiano Ronaldos.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë së fundmi mori pjesë në një intervistë që bëri bujë, gjatë së cilës ai shprehu zhgënjimin e tij në disa aspekte për klubit anglez.

Ronaldo tha se nuk kishte fare respekt për trajnerin Erik ten Hag dhe pretendoi se disa njerëz brenda klubit u përpoqën ta detyronin atë të largohej nga klubi, ndërsa kritikoi edhe familjen Glazer që e udhëheq skuadrën, përcjellë KosovaPress.

Pas kësaj, “Djajtë e Kuq” mendohet se po marrin këshilla ligjore dhe do të presin derisa të publikohet intervista e plotë përpara se të marrin ndonjë vendim, por një largim në janar është me sa duket rezultati më i mundshëm i gjithë kësaj situate.


Sipas “The Mirror”, Man United po e mendon një tentativë të fuqishme për Mbappen si pasardhësin e Ronaldos, me 23-vjeçarin i cili gjithashtu nuk po gjen qetësi në Paris.

Mbappe nënshkroi një marrëveshje të re trevjeçare në “Parc des Princes” në fillim të këtij viti, pasi kishte refuzuar ofertën e Real Madridit për të qëndruar me kampionët francezë.

Megjithatë, raportet e publikuara muajin e kaluar pretendojnë se Mbappe ndihet i tradhtuar nga klubi për premtimet e thyera dhe dëshiron të largohet.

Raporti shton se Man United fillimisht kishte planifikuar të prioritizonte nënshkrimin e një sulmuesi të ri verën e ardhshme, por këto plane do të vihen në lëvizje gjatë dimrit pasi Ronaldo përgatitet të mbetet jashtë skuadrës.

“Djajtë e Kuq” mund të paguajnë të paktën 150 milionë euro për të nënshkruar me Mbappe, si dhe të paguajnë 500,000 euro në javë për francezin.

Lexo edhe

Video