​UNICEF: Talebanët do të lejojnë vajzat afgane të shkojnë në shkollë

​UNICEF: Talebanët do të lejojnë vajzat afgane të shkojnë në shkollë

Talebanët treguan gatishmëri për t’i lejuar vajzat afgane të shkojnë në shkollë nga muaji i ardhshëm, që është një nga kërkesat kryesore të komunitetit ndërkombëtar, deklaroi sot drejtoresha e re ekzekutive e UNICEF-it, Katarina Rasel.

Ajo theksoi se ”mbetet të shihet nëse gatishmëria e tyre do të realizohet më 21 mars”.


“De fakto qeveria (talebane) na dha indikacione se kanë ndër mend ta bëjnë atë, dhe shpresojmë se kjo do të ndodhë dhe besojmë se kjo duhet të ndodhë”, theksoi ajo.

Edhe pse nuk ka ndalesë zyrtare, vajzat nga klasa e shtatë e më lartë e kanë të ndaluar të shkojnë në shkollë në pjesën më të madhe të vendit pasi që talebanët e morën pushtetin.

Lexo edhe

Video