​Ukrainë, forcat ruse po sulmojnë në lindje dhe kanë forcuar pozicionet në jug

​Ukrainë, forcat ruse po sulmojnë në lindje dhe kanë forcuar pozicionet në jug

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka thënë se forcat shtetërore janë duke vazhduar luftimet në rajonin lindor Donjeck, derisa në jug, trupat ruse kanë forcuar pozicionet e tyre dhe kanë bombarduar Hersonin.

Forcat ukrainase kanë rikthyer kontrollin e Hersonit muajin e kaluar.

Në pjesën më të madhe të Ukrainës, punëtorët teknikë janë duke punuar për të rikthyer furnizimet me energji, pas dëmeve të mëdha në rrjet që kanë shkaktuar bombardimet ruse, shkruan REL.

Për pasojë, miliona njerëz kanë mbetur pa rrymë, teksa temperaturat sa shkojnë e ulen.


Sipas ushtrisë ukrainase, Donjecku mbetet zona ku po zhvillohen luftimet më të ashpra.

Lufta në këtë shtet ka nisur më 24 shkurt të këtij viti.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Lexo edhe

Video