​Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit të vendit kandidat të BE-së

​Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit të vendit kandidat të BE-së

Ukraina ka plotësuar pjesën e dytë të pyetësorit të Bashkimit Evropian për të fituar statusin e vendit kandidat.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.


Ai ka shkruar në kanalin e tij Telegram të hënën se Ukraina pret të marrë një përgjigje pozitive në qershor në lidhje me marrjen e statusit të kandidatit në BE.

“Sot, ne kemi bërë një hap tjetër – një hap shumë i rëndësishëm dhe jo thjesht formal – në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Ukraina ka dorëzuar pjesën e dytë të përgjigjeve të një pyetësori të posaçëm që do të plotësohet nga secili vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Zakonisht duhen muaj. Por ne bëmë gjithçka brenda disa javësh”, ka shkruar ai të hënën në Telegram.

Lexo edhe

Video