Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Udinese – Inter, formacionet e mundshme

​Udinese – Inter, formacionet e mundshme

Pretendenti për titull Interi do të zhvillojë sot ndeshjen si mysafir kundër skuadrës së Udineses dhe me një rezultat pozitiv synojnë të ruajnë hapin drejt titullit me rivalët e Milanit.

Falë fitores ndaj Juves javën e kaluar, Interi arriti të shkëputet ndaj “zonjës së vjetër” ndërsa ruajnë hapin në luftën për titull me “kuqezinjtë” e Milanit.

Ndërsa vendasit e sotëm Udinese në ndeshjen e kaluar arkëtuan një pikë të vështirë kundër Atalantas, përcjell KosovaPress.

Pas 18 xhirosh, Interi gjendet në pozitën e dytë në tabelë, me 12 fitore, katër barazime dhe dy humbje, duke arkëtuar 40 pikë.


Në anën tjetër, pas 18 ndeshjesh, Udinese ka regjistruar katër fitore, pesë barazime dhe nëntë humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e 15 me gjithsej 17 pikë.

Të dy skuadrat do të hynë në këtë ndeshje me qëllim për të siguruar fitoren, ku formacionet e mundshme pritet të jenë këto.

Udinese (3-5-1-1): Musso; Becao, Bonifazi, Samir; Larsen, Mandragora, Arslan, De Paul, Zeegelaar; Pereyra; Lasagna

Inter Milan (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Martinez, Lukaku

18:00 Udinese (15) – Inter Milan (2) (Stadiumi Friuli)

Lexo edhe

Video

error: