​Udhëtarët nga Kosova që u aksidentuan në Serbi nisen për në Slloveni

​Udhëtarët nga Kosova që u aksidentuan në Serbi nisen për në Slloveni

Udhëtarët të cilët po udhëtonin me kompaninë “Zhitia Turist” e që u aksidentuan të martën mbrëma në Krushevc të Serbisë janë nisur drejt Sllovenisë. Kjo është konfirmuar nga vet kompania.

“Falënderojmë Zotin që nuk kishte lëndime serioze, pasagjerët që ishin në autobusin kur ndodhi aksidenti tashmë janë rrugës për në Slloveni”, njoftoi “Zhitia Turist”.


Kompania tha se deri te aksidenti erdhi për shkak të motit dhe rrugëve me ngrica.

“Për shkak të motit të ligë dhe rrugëve me ngrica, autobusi ka devijuar rrugën 5 km para hyrjes në qytetin e Krushevcit në Serbi”, thanë ata.

Qeveria e Kosovës reagoi duke thënë se është pranë të prekurve e duke raportuar për 9 ë lënduar. 

Lexo edhe

Video