​U punësuan me konkurse të rregullta, 53 mësimdhënës në Fushë Kosovë nuk marrin paga

​U punësuan me konkurse të rregullta, 53 mësimdhënës në Fushë Kosovë nuk marrin paga

Një numër mësimdhënësish në disa komuna punojnë pa paga. Një situatë e ngjashme është edhe në shkollën “Mihal Gramneo” në Fushë Kosovë ku 53 mësimdhënës nuk marrin paga pasi nuk janë përfshirë në listën e pagave dhe kjo pritet të bëhet tek në qershor.

RTK raportoi se këta 53 mësimdhënës nuk paguhen prej 6 muajsh edhe pse janë pranuar në punë me konkurse të rregullta.

SBASHK-ut thotë të ketë adresuar këtë çështje edhe në Ministrinë e Arsimit, edhe pse kjo mbetet nën kompetencën e nivelit lokal.


Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Samir Shahini, tha se Ministria e Financave nuk i ka aprovuar kërkesën e tyre që këta mësimdhënës të hyjnë në listën e pagave.

“Arsyeja pse nuk po arrijmë t’i fusim këta mësimdhënës në listë të pagave është sepse Ministria e Financave nuk i aprovon kërkesat tona për futjen në listë të pagave të këtyre mësimdhënësve vit pas viti ndërsa në anën tjetër nevoja për të rekrutuar mësimdhënës shtesë mbi këto norma që i parasheh Ministria e Financave për komunën tonë është për shkak se ne kemi rritje enorme të numrit të nxënësve në shkolla”, tha ai për RTK.

Shahini tha se këta mësimdhënës do të hyjnë në listë të pagave në muajin qershor me rishikim të buxhetit, ndërsa premtoi se për muajt e papaguar do të bëhet zgjidhja që të kompensohen nga mjetet vetanake të Komunës së Fushë Kosovës. 

Lexo edhe

Video