​Tuchel flet fjalët e para si trajner i Chelseat, ka një mesazh për Lampardin

​Tuchel flet fjalët e para si trajner i Chelseat, ka një mesazh për Lampardin

Skuadra e Chelseat edhe zyrtarisht ka emëruar gjermanin Thomas Tuchel si kryetrajner pas shkarkimit të Frank Lampardit.

Tuchel, i cili ka nënshkruar një kontratë 18-mujore me mundësinë e zgjatjes ëshë për një vit tjëtër ka lëshuar fjalët e para pasi mori detyrën e re, përcjell KosovaPress.


Me këtë rast ai tha:

“Unë do të doja të falënderoja Chelsean për besimin e tyre tek unë dhe stafi im.”

“Të gjithë kemi respektin më të madh për punën e Frank Lampardit dhe trashëgiminë që ai krijoi te Chelsea. Në të njëjtën kohë, mezi pres të takoj ekipin tim të ri dhe të garoj në ligën më emocionuese në futboll. Jam mirënjohës që tani jam pjesë e familjes së Chelseat, ndjenjë e mahnitshme!.”, tha ai.

Lexo edhe

Video