​Trupi gjykues nuk ka parë asnjë dëshmi për krahun që dëshmitari thotë se i është lënduar gjatë rrahjes

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar marrjen ë pyetje e dëshmitarit të parë kundër Salih Mustafës i cili po dëshmon prej datës 20 shtator, nën masa mbrojtëse të sigurisë duke mos ju bërë i njohur identiteti.

Pyetjet drejt janë bërë sot nga trupi gjykues, i cili ka provuar të sqarojë situatën meqë, siç është thënë në seancë, dëshmitari ka dhënë deklarata të ndryshme nga ato që i kishte dhënë UNMIK-ut në vitin 2006.

Gjykatësi ka pyetur dëshmitarin për lëndimet që ai ka thënë se i ka marrë si pasojë e rrahjes që i është bërë, ku ndër të tjera kishte thënë se i kanë thyer krahun, gishtin dhe dhëmbët.

Por, gjykatësi ka thënë se nuk ka ndonjë dokument mjekësor që flet për lëndimin e krahut.

“Po ti bëjë këto pyetje dhe po shikoj ZPS-në sepse nuk kam parë asnjë dokument që lidhet me krahun dhe me gishtin ndoshta e kam gabim unë por nuk kam parën ndonjë dokument që lidhet me këto dyja”, ka thënë gjykatësi.

Dëshmitari ka thënë se ka shkuar të kontrollojë krahun, por sipas tij ka qenë vonë.

Trupi gjykues ka pyetur dëshmuarin edhe rreth një interviste që e ka dhënë për Zyrën e Pakurorit të Specializuar më 28 qershor të vitit 2019.

Gjykatësi: Ty të kishte thënë intervistuesi ‘zoti dëshmitar, komandant Calin ti the se e ke parë dy herë në Zllashë, të dyja herët që të kanë rrahur ke parë komandant Calin, a e patë’, dhe ti je përgjigjur ‘po ai më ka rrahur mua’. Dhe pastaj vijon më tej, ‘kur ke qenë në Zllashë ti a e ke parë ndonjëherë ketë person përveç këtyre dy herëve që je rrahur’ dhe ti je përgjigjur ‘unë mendoj se e kam parë edhe njëherë tjetër kur është futur tek ahuri ku kemi qenë, me disa ushtarë të tjerë, erdhi dhe doli prapë’. A e mbani mend që i keni thënë këtë ZPS-së, a i keni thënë të vërtetën ZPS-së ti atëherë?

Dëshmitari: Ma merr mendja që po.

Gjykatësi: A mund të ketë ndodh që ti ta kesh parë komandant Calin edhe në raste të tjera?

Dëshmitari: Jo nuk e kam parë.


Gjykatësi: Atëherë dua që të ju lexoj një paragraf nga deklarata që ti ke dhënë me datë 21 shtator para gjykatës këtu. Dua të të lexoj transkriptin në faqen 65 nga rreshti 19 dhe më poshtë. Ty të është bërë pyetja dhe përgjigja që ke dhënë ti është kjo ‘kur u futa në makinë dhe e ke fjalën këtu për kerrin që të mori dhe që ishte në mes të rrugës nga vendi në Zllashë, ti the ‘kur u futa ne kerr ai më gjuajti boks tek dhembet, unë fillova të rrjedh gjak dhe përnjëherë në vendosen një thes në kokë’. Pyetja është kush e bëri këtë gjë dhe ti thua pastaj ‘këtë gjë ma bëri personi i cili kishte kapele të kuqe’. Pastaj të bëhet pyetja, ‘a nuk ishte ai personi që ngiste makinën, përgjigja ishte ‘jo personi që kishte kapelën e kuqe ishte ulur prapa makinës bashkë me mua’…Pyetja që kam për ty zoti dëshmitar është kjo, a i referoheni personit që kishte kapele të kuqe në kerr, a është i njëjti person që ka pasur kapelë të kuqe që të ka rrahur ty kur ke qenë në burgim, është i  njëjti person ky me kapelë të kuqe?

Dëshmitari: Valla tash po ma përzini që nuk po mundem me ju kuptu as juve, unë kam thënë se nuk e kam njohur kush është komandant, mua kur më kanë marrë më kanë futur në kerr, ai person veç muj me thënë e ka pasur kapelën e kuqe, ai më ka ra dhe ma ka fut thesin në gojë, por nuk e kam ditur kush është komandat aty as nuk e kam njohur as nuk e kam ditur.

Gjykatësi ka pyetur dëshmitarin për personin që ai thotë të ketë mbajtur kapelë të kuqe por që të njëjtit nuk i ishte referuar si ‘komandant Cali’.

“Unë as nuk e kam njohur, as nuk e njoh, me beso me pa nuk e njoh, nuk e kam njohur në jetë, e kam parë por nuk e di qysh e kam parë aty, unë nuk e di kush ka qenë por e di pastaj që komandant ka qenë ky i akuzuari, në atë vend”, ka thënë dëshmitari.

Ai është pyetur edhe nëse e ka njohur zërin e personit që e ka rrahur për herën e dytë, meqë sipas dëshmisë, thuhet se i njëjti i kishte folur gjatë rrahjes.

“Tybe nuk jom ndal me i studiu zërat por po të tregoj me atë personin që kam pasur dy herë punë, me kapele të kuqe, edhe herën e parë edhe herën e dytë, zërin tybe nuk ja kom dëgju sepse nuk mundem me dëgju zërat, nuk e di”, ka thënë dëshmitari.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari kishte thënë se kur i kanë liruar nga vendi i mbajtjes në Zllashë, i kishin thirrur të gjithë me emra dhe ky ishte nga personat e fundit që doli.

Lidhur me këtë, gjykatësi e ka pyetur nëse mban mend ndonjë emër të personave të tjerë që i kishin thirrur për t’i liruar.

“Po se tjetër punë nuk kam pasur vetëm me i dëgju emrat e personave të huaj çka po folin, unë veç kam dëgju që më ka thirr mua në emër dhe kam dalë jashtë, asgjë tjetër.

Ai ka thënë se familja e tij ishte në dijeni se ku ishte i ndaluar, por që sipas tij, kishin menduar se ka shkuar vetëm për të biseduar.

Dëshmitari i parë ka mbajtur kodin W03593 dhe ka dëshmuar pa ju zbuluar identiteti meqë për të paraprakisht janë caktuar masat mbrojtëse me kërkesë të prokurorisë.

Gjykimi i Salih Mustafës vazhdon sot me paraqitjen e dëshmitarit të dytë.

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: