Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Trump, letër kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve për trupat amerikane në Kosovë

​Trump, letër kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve për trupat amerikane në Kosovë

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një letre drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, konfirmon se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të kontribuojnë në misionin e KFOR-it në Kosovë.


Trump nënvizon se janë rreth 640 ushtarë amerikanë të cilët janë pjesë e personelit prej rreth 4 mijë personave në kuadër të KFOR-it.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR, të udhëhequr nga Aleanca Veri-Atlantike (NATO), në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të shmangur armiqësitë e përtërira në Kosovë. Rreth 640 pjesëtarë të ushtrisë së SHBA-së janë në mesin e 4,000 pjesëtarëve të KFOR-it”, thuhet në letrën e Trumpit.

Lexo edhe

Video

error: