​Tri skuadrat kosovare luajnë ndeshjet e para si mysafire në Ligën e Konferencës

​Tri skuadrat kosovare luajnë ndeshjet e para si mysafire në Ligën e Konferencës

Pas skuadrës kampione, Ballkanit, edhe tri skuadrat e tjera që do ta përfaqësojnë Kosovën në Evropë, Drita, Gjilani dhe Llapi i kanë mësuar kundërshtarët e fazës së parë kualifikuese në Ligën e Konferencës.

Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon e ka vendosur Dritën përballë skuadrës nga Finlanda, Inter Turku, teksa Gjilani do të luajë me skuadrën letone, Liepajan.


Ndërkaq, fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi do të luajë me skuadrën e njohur malazeze, Buduçnosti nga Podgorica.

Të tri skuadrat kosovare ndeshjet e para do t’i luajnë si mysafire, më 7 korrik, derisa ato të kthimit një javë më vonë.

Lexo edhe

Video