​Trepça – Rahoveci, ky është rezultati final i ndeshjes

​Trepça – Rahoveci, ky është rezultati final i ndeshjes

Trepça ka shënuar fitore si mysafire ndaj Rahovecit me shifrat 67:78 (18:26, 14:16, 21:16, 14:20), në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 18:26. Vendasit e filluan më mirë periudhën e dytë, duke ngushtuar shifrat në 27:30, por ‘Xehetarët’ sërish shkëputen dhe e përfundojnë pjesën e parë në të mirë të tyre, 32:42.


Vreshtarët ishin më të mirë në periodën e tretë, duke ngushtuar shifrat dhe duke kaluar në epërsi 46:45, por mitrovicasit me një seri të suksesshme sërish kalojnë në epërsi, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:58. Në 10 minutat e fundit, Trepça është më e vëmendshme dhe në fund triumfoi me meritë 67:78.

Te Rahoveci, Isaiah Traylor dhe Alban Veseli shënuan nga 17 pikë, kurse te Trepça u dalluan Stavros Toutzaiarkis me 18 pikë e 12 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 19 pikë e tetë kërcime.

Rahoveci ka 12 fitore dhe tetë humbje, ndërsa Trepça shtatë fitore dhe 13 humbje.

Lexo edhe

Video

error: