Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Trepça mbetet në Superligë

​Trepça mbetet në Superligë

Trepça ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të “Play-out”-it, duke siguruar një vend në FIVE STAR Superligë edhe për edicionin e ardhshëm.

Skuadra mitrovicase ka shënuar fitore ndaj Istogut 94:85 (21:16, 22:21, 20:25, 31:23).


“Minatorët” kishin fituar edhe takimin e parë 70:99, andaj e kishin më të lehtë përballjen, ku duhej të mos humbisnin me 30 pikë dallim. Kështu skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës do të vazhdojë të jetë anëtare e elitës së basketbollit.

Në sfidën e dytë, Dino Butorac dhe Besnik Azemi shënuan nga 17 pikë, kurse me 15 kontribuoi Drilon Hajrizi, ndërsa te Istogu u dallua Diamant Shabani me 26 pikë dhe 13 kërcime.

Lexo edhe

Video

error: