​Treni godet veturën në Llabjan të Pejës, lëndohet një person

​Treni godet veturën në Llabjan të Pejës, lëndohet një person

Një aksident ka ndodhur në fshatin Llabjan të Pejës ku treni ka goditur veturën dhe ëpr pasojë një person është lënduar.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Fadil Gashi, tha për KosovaPress se treni ishte duke qarkulluar nga Prishtina për në Pejë në momentin kur ka ndodhur aksidenti.


Ai shtoi se personi i lënduar është dërguar me emergjencë në spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 18:25, Policia është njoftuar për një aksident hekurudhor në fshatin Llabjan të Pejës. Treni i cili qarkullonte nga Prishtina për në Pejë është aksidentuar me një veturë. Një person ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në emergjencë të spitalit për tretman mjekësor. Ai është jashtë rrezikut për jetë, teksa lëndimet janë jo serioze”, tha Gashi.

Lexo edhe

Video