​Tre persona plagosën në Viti, njëri prej tyre vdes

​Tre persona plagosën në Viti, njëri prej tyre vdes

Tre persona janë plagosur me armë zjarri në Komunën e Vitisë, si pasojë e lëndimeve njëri nga ta ka humbur jetën. Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshimtë.


Kështu ka thënë për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me 13 korrik 2021  rreth orës  11:00 në Rr “Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri.  Policia e Kosovës, njësitet e stacionit policor ju kanë përgjigj rastit me urgjencë .Sipas informatave të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri, dy nga ta në  gjendje të rëndë, gjersa i treti me lëndime të lehta. Dy  të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjekësor në emergjencën e Vitisë. Edhe përkundër ndihmës së mjekëve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasoj e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga të lënduarit banor i Vitisë ka ndërruar jetë. Policia e Kosovës me njësitet relevante në vendin e ngjarjes kanë arritur ta arrestojnë një të dyshimtë që besohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë .Hetimet se si ka ardhur deri tek ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, tha Hashani për KosovaPress.

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.