​Transferimi i De Paul hap rrugën për largimin e Saul

​Transferimi i De Paul hap rrugën për largimin e Saul

Kampioni i La Ligas ka transferuar Rodrigo De Paul nga skuadra italiane Udinese.

Transferimi më i ri i Atletico Madridit Rodrigo De Paul i ka dhuruar mundësinë Liverpoolit për të transferuar mesfushorin e kampionit të La Ligas Saul Niguez, raporton “the Daily Mail”.


Tanimë është zyrtare që De Paul është lojtar i Atleticos, dhe ky i fundit do të shikojë që të largoj disa lojtarë, ku njëri nga ta është mesfushori Saul, dhe dy skuadrat që kanë shprehur interesim në të janë Liverpooli dhe Barcelona, përcjell KosovaPress.

Liverpooli thuhet se është duke e kryesuar garën për shërbimet e 26 vjeçarit, pasi që trajneri i “Të Kuqve” Jurgen Klopp e sheh si zëvendësim ideal të mesfushorit Gini Wijnaldum.

Sezonin që lamë pas, Saul bëri 41 paraqitje në të gjitha garat, duke e ndihmuar Atleticon për të fituar titullin e La Ligas, dhe duke regjistruar dy gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video