Gjatë së dielës raportohet të kenë ndodhur pesë zjarrëvenie në rajone të ndryshme të Kosovës.
Prona me bari të thatë e male u përfshinë nga zjarri. Zjarri në disa prej rasteve erdhi si shkak i ndezjes së disa mbeturinave.
Në fshatin Obranqë të Podujevës janë djegur rreth 10 hektarë pronë bari i thatë. E sipas ankuesit një i dyshuar e ka ndezur zjarrin aty. Policia me këtë rast ka nisur hetimet.
“Fsh. Obranqë, Podujevë, 27.03.2022 – 12:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë djegur rreth 10 hektar pronë bari i thatë. Zjarrin e kanë shuar banorët e fshatit dhe sipas ankuesit një i dyshuar mashkull kosovar e ka ndezur zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Zjarri përfshiu edhe 50 ari në Samadrexhë. Aty një person i vuri zjarrin disa mbeturinave, e që ky zjarr u përhap në gjithë sipërfaqen
“Samadrexhë, 27.03.2022-13:30. Dyshohet se deri sa ka qenë duke punuar në arat e tij i dyshuari mashkull kosovar ka bërë ndezjen e një zjarri për t’i djegur disa mbeturina dhe për një moment zjarri është përhapur duke djegur rreth 50 ari fushë si dhe një vresht e pa punuar. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
E në Bubël të Malishevës një pjesë e malit që është pronë publike është përfshirë nga zjarri.
“Fsh. Bubël, Malishevë, 27.03.2022 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është duke u djegur një pjesë e madhe e malit pronë publike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit janë duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia në raportin 24 orësh.
Një mal u përfshi nga zjarri edhe në Drenoc të Rahovecit. Policia raporton se mali i djegur është në afër të xhamisë së fshatit.
“Fsh. Drenoc, Rahovec, 27.03.2022 – 12:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është duke u djegur një mal në afërsi të xhamisë së fshatit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit janë duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin. Rasti është duke u hetuar”
Edhe në Rogoqicë të Kamenicës pati zjarr. Aty rreth 5 jektarë tokë u përfshinë nga zjarri.
“Fsh. Rogoqicë, Kamenicë, 27.03.2022 – 15:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri një pjesë e malit prej rreth 5 hektarësh. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, ka njoftuar policia.