​Tjetër përballje ndërmjet Interit dhe Juventusit në “Giuseppe Meazza”

​Tjetër përballje ndërmjet Interit dhe Juventusit në “Giuseppe Meazza”

Interi dhe Juventusi do të luajnë për Superkupën Italiasë në “Giuseppe Meazza” më 12 janar, pasi ideja për t’u zhvilluar në Arabinë Saudite është anuluar.

Liga e Italisë ka ende një kontratë me Arabinë Saudite që kjo ndeshje të zhvillohet atje, por kësaj radhe nuk kanë arritur të gjejnë një datë të përbashkët.


Ky është trofeu që diskutohet midis kampionit të Serisë A dhe fituesve të Kupës së Italisë për sezonin 2020-21, përcjellë KosovaPress.

Kjo ndeshje dikur zhvillohej para nisjes së sezonit të ri, por është shtyrë për shkak të orarit të ngjeshur të lojërave.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, vendi i ndeshjes tani është zgjedhur dhe është stadiumi “Giuseppe Meazza”, më datë 12 janar.

Lexo edhe

Video