​Tirana-Partizani, derbi i kryeqytetit në Superligën e Shqipërisë

​Tirana-Partizani, derbi i kryeqytetit në Superligën e Shqipërisë

Java e gjashtë e Superligës së Shqipërisë do të kompletohet sot me derbin e kryeqytetit ndërmjet Tiranës dhe Partizanit.

Të dy skuadrat vijnë në këtë ballafaqim pasi janë duke kaluar nëpër forma të ndryshme të rezultateve. Në pesë ndeshjet e fundit Tirana ka tri fitore dhe dy barazime, kurse Partizanit nuk di për fitore në pesë sfidat e fundit ku ka një humbje dhe katër barazime, transmeton KosovaPress.


Edhe renditja tabelare tregon një dallim të madh në ndërmjet këtyre dy skuadrave deri në këtë pikë të sezonit. Tirana e kryeson tabelën me 11 pikëm kurse Partizani ka vetëm katër pikë pas pesë ndeshje dhe është në zonën e rrezikshme të rënies nga kategoria, përkatësisht në vendin e tetë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 19:45.

Lexo edhe

Video

error: