​Tirana dhe Vllaznia marrin pikët e para në së edicionin e ri të Superligës së Shqipërisë

​Tirana dhe Vllaznia marrin pikët e para në së edicionin e ri të Superligës së Shqipërisë

Superliga e Shqipërisë e cila hapi sezonin e ri 2021/22 të premten me ndeshjen ndërmjet Teutës dhe Partizanit dhe e cila u mbyll me fitoren e vendasve me rezultat minimal 1-0 ka vazhduar sot edhe me dy ndeshje të tjera.

Tirana u ballafaqua me Skënderbeun ndaj të cilëve korri fitore me rezultat 4-2. Golat për bardhekaltërit i realizuan Behiratche, Nigoo (2) dhe Limaj, kurse për mysafirët shënuan Victor dhe Mensah, përcjellë KosovaPress.


Në ndeshjen tjetër Vllaznia e ka mposhtur me rezultat 5-3 Lacin për t’i regjistruar tri pikët e para.

Kaina, Gurishta, Aralica, Silva dhe Latifi shënuan për Vllazninë, kurse për Lacin rrjetën e tundën Zarubica (2) dhe Lushkja.

Lexo edhe

Video

error: