​Tifozëve anglezë iu bëhet thirrje të mos udhëtojnë drejt Romës për ndeshjen Angli – Ukrainë

​Tifozëve anglezë iu bëhet thirrje të mos udhëtojnë drejt Romës për ndeshjen Angli – Ukrainë

Qeveria britanike u kërkon tifozëve të mos udhëtojnë drejt Romës për ndeshjen Angli – Ukrainë

Anglia do të përballet me Ukrainën në çerekfinalet e Euro 2020 të shtunën në Romë.

Sidoqoftë, Britania e Madhe është në listën e kuqe të Italisë për COVID-19 dhe një karantinë e detyrueshme pesë-ditore për udhëtarët nga Britania e Madhe u vendos më 18 qershor.


Ministrja e qeverisë Anne-Marie Trevelyan u bëri thirrje tifozëve të Anglisë që ta shikojnë ndeshjen nga shtëpia dhe të brohorasin për ekipin sa më fort që të munden.

“Padyshim që është shumë e vështirë të mos buzëqeshësh kur sheh të gjithë ata flamuj të mrekullueshëm duke valëvitur, kjo thjesht të bën kaq krenar që ekipi ynë bëri aq mirë ]ndaj Gjermanisë,” tha ajo për “Sky Neës”.

“Por me të vërtetë, kërkesa është të shikosh nga shtëpia dhe të brohorasësh për ekipin sa më fort që të mundesh.”, shtoi ajo.

Shoqata e Futbollit konfirmoi të martën se nuk do të ketë shitje të biletave në Klubin e Udhëtimit të Mbështetësve të Anglisë.

Lexo edhe

Video

error: