​Tetë raste të reja me COVID

​Tetë raste të reja me COVID

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 253 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.235. Në total numri i rasteve aktive është 46.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 69 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.749 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.931 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Lexo edhe

Video