​Tërheqja e mjeteve të Trustit, Haxhiu tregon kush i bëri presion Duda Baljes

​Tërheqja e mjeteve të Trustit, Haxhiu tregon kush i bëri presion Duda Baljes

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, akuzoi partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje se e ka vonuar me qëllim të sjellë projektligjin që i hap rrugë tërheqjes së mjeteve të Trustit në Komisionin për Buxhet.

I ftuar në emisionin Pressing në T7, Haxhiu tha se LVV këtë e ka bërë për të bindur deputetët nga radhët e shumicës që ishin “pro” tërheqjes së mjeteve të Trustit, përmes presionit, që të ndryshojnë mendje.


Për këtë ai mori shembull deputeten Duda Balje e cila publikisht ishte shprehur “pro” tërheqjes, por në mbledhjen e komisionit abstenoi.

“Armend Muja (kryetar i Komisionit për Buxhet) e ka prolonguar projektligjin një muaj, deri sa e kanë arritur qëllimin që të ushtrojnë presion mbi Duda Baljen që ta ndryshojë votën. E tha vet ajo. Ajo tha se do ta votonte projektligjin, por mbrëmë kanë qenë deri në orët e vona në mbledhje dhe më kanë thënë që të mos mbështes. Në anën tjetër zotëri Muja tha se po të vinte ndonjë propozim prej opozitës sa i përket masave fiskale dhe ekonomike, ai do ta votonte menjëherë. Por ne i kemi dorëzuar me kohë ato. Nuk i kanë marrë në konsideratë. Ka qenë hapi i fundit i domosdoshëm, qeveria nuk ka marrë asnjë masë për ta lehtësuar krizën ekonomike”, tha ai.

Lexo edhe

Video