​Tensione te Juventusi, Ronaldo i vë kushte klubit, pritet largimi i tij

​Tensione te Juventusi, Ronaldo i vë kushte klubit, pritet largimi i tij

E ardhmja e Cristiano Ronaldos në Juventus mbetet e pasigurt pasi ka bërë veprime të paarsyeshme pas fitores kundër Genoas të dielën.

Superylli portugez nuk dukej i lumtur pavarësisht fitores së Juventusit ndaj “Grifones” dhe hodhi fanellën e tij pas fishkëllimës finale së gjyqtarit.

Ronaldo nuk arriti të shënojë gjatë fitores 3-1 dhe dukej i bezdisur në pjesën e dytë, duke u kërkuar shokëve të tij të skuadrës të pasojnë më shumë topa drejt tij.


36-vjeçari u largua nga fusha me nxitim pas mbylljes së sfidës dhe hodhi fanellën e tij në tokë, përcjellë KosovaPress.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se ai vazhdoi të shfrynte zhgënjimin e tij në dhomën e zhveshjes, ku goditi me grusht murin, bëri dush dhe u largua në heshtje.

Gazeta pretendon se Ronaldo nuk e ndjen se Juventusi është në cilësinë e tij dhe tashmë ka kërkuar garanci përpara sezonit 2021-22.

Ronaldo kërkon që disa emra të mëdhenj të arrijnë në “Alianz Arena”, por klubi nuk mund të garantojë nënshkrime të mëdha për momentin dhe e ardhmja e Ronaldos mbetet e pasigurt.

Lexo edhe

Video