​Tahiri: Respektojmë vullnetin e qytetarëve, uroj Idrizin për fitore në Vushtrri

​Tahiri: Respektojmë vullnetin e qytetarëve, uroj Idrizin për fitore në Vushtrri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri pas rezultateve preliminare ka thënë se e ai por edhe LDK e respektojnë vullnetin e qytetarëve.

Ai ka uruar kundërkandidatin e tij nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferit Idrizi.


“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi. Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri. Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj. E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë. Shihemi në beteja të reja politike. Me respekt, Xhafer Tahiri”, ka shkruar Tahiri.

Nga 96.6 përqind e votave tashmë janë votuar. Sipas rezultateve të KQZ-së, Feriti Idrizi ka 53 ,13 përqind, kurse Tahiri 46.87 përqind të votave.

Lexo edhe

Video

error: