​Tahiri: Qëndrimi ynë për referendumin ishte parimor

​Tahiri: Qëndrimi ynë për referendumin ishte parimor

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se veprimi i deputetëve në seancën e së shtunës ka qenë obligim për secilin.

“Pozicioni i AAK-së në seancën e së shtunës për çështjen e referendumit ka qenë parimor, i kemi dhënë mbështetjen qeverisë në raport me këtë temë. Unë kam shkuar të kryetari Kuvendit i kam thënë se nëse kjo seancë kthehet në seancë ku deputetët tregojnë cili është me patriot se tjetri atëherë ne do t’i tregojmë qeverisë për gabimet qe i ka bërë gjatë gjithë kohës”, ka shtuar ai.


Ai ka thënë se të enjten do te ketë seance të rregullt plenare ku ndër të tjera do të zhvillohet edhe debat i thirrur nga AAK për rritjen e çmimeve në Kosovë.

Tahiri ka thënë viti i kaluar ka qenë vit i dobët për Kuvendin në raport me miratimin e ligjeve.

Lexo edhe

Video