​Tahiri përuron palestrën sportive në SHMU 1

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka përuruar sot palestrën sportive në shkollën “SHMU 1”, me ç’rast tha se kjo palestër është dhuratë për shumë kampionë që kjo shkollë i ka dhënë qytetit vushtrrias.

Tahiri u shpreh se tashmë nxënësit do të kenë kushte shumë më të mira për të ushtruar dhe për t’i sjell Vushtrrisë suksese të reja.


“Palestra shkollore këtu tek shkolla juaj është një dhuratë për shumë kampionë e kampione që shkolla juve i ka dhënë qytetit të Vushtrrisë, edhe në hendboll, edhe në volejboll, edhe në sportet e tjera. Kështu që urime e gëzofshi”, tha ai.

Drejtori i shkollës SHMU 1, Emrush Perçuku, tha se tashmë kanë kushte shumë më të mira për t’u përgatitur për të gjitha garat sportive.

“E falënderojmë shumë qeverinë komunale për këtë dhuratë të madhe që na e kanë sjellë sot. Është produkt i tyre dhe ia kanë qëlluar sepse e kanë bërë në vendin e duhur, tek nxënësit e duhur, tek nxënësit kampionë të Kosovës në futboll, nënkampionë në basketboll, nënkampionë në volejboll. Prandaj, ne presim që të jemi kampionë në të gjitha garat e ardhshme meqë tash arsye nuk kemi për të thënë se nuk kemi ku të punojmë”, tha ai. 

Lexo edhe

Video