​Tahiri për shkarkimin e bordeve: Është një çështje shumë problematike dhe serioze

Çështjen e shkarkimeve të bordeve, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka ngritur si shqetësim në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës të mbajtur këtë të enjte.


Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes para gazetarëve tha se shkarkimi i bordeve pa një analizë është precedant i keq e i cili mund të kthehet në një kulturë që nuk i bënë mirë vendit.

“Ngrita dhe njëherë një çështje që për vlerësimin tim është një çështje shumë problematike dhe serioze ajo e shkarkimit dhe intervenimit të shumicës parlamentare rreth qeverisë në institucionet e pavarura që i raportojnë Kuvendit. Shkarkimi i një organi kolektiv, shkarkimi i bordeve dhe institucioneve tjera pa e bërë një vlerësim të saktë është gabim është precedant i keq, dhe mbi të gjitha do të kthehet në një kulturë që nuk i bënë as hajër vendit, as qeverisë dhe as shumicës parlamentare të VV-së. Kërkova që në çfarëdo rrethane kur niset një iniciativë për një shkarkim apo situatë ku duam të ndërrojmë një lidership të institucioni kjo të bëhet mbi bazën e një vlerësimi, jo vetëm të një organi kolektiv por edhe individual”, potencoi Tahiri.

Lexo edhe

Video

error: