​Syla: Jemi të neglizhuar nga ministri Vitia, paralajmëron padi për shtesat

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) sot përmes një proteste para Ministrisë së Shëndetësisë ka kërkuar vazhdimin e dialogut social me ministrin e këtij dikasteri, Arben Vitia dhe nxjerrjen e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Kryetari i FSShK-së, Blerim Syla ka akuzuar ministrin Vitia se ka neglizhuar profesionistët shëndetësorë të cilët po ndihen të ofenduar dhe të degraduar.

“Përgjatë gjithë këtyre muajve në pandemisë e ka neglizhuar totalisht punëtorinë shëndetësor dhe ka ndërprerë çdo dialog social ka qenë vetëm një takim i vetëm atëherë kur ne kemi vepruar  ndihmë për vaksina dhe asnjë hap tjetër. Si rrjedhojë e kësaj zotëria Vitia që edhe sot qëndron në këtë kolltuk as që ftuar që të vazhdohet me dialog social dhe që kërkesat tonë të shkojnë përmes tij në Qeverinë e Kosovës. Si e tillë kemi një ofendim dhe degradim të punëtorëve shëndetësor, sot situata është më e rëndë se kurrë kemi shkelje të të drejtave të infermierëve, mjekësve, specializantëve, të pastruesve dhe të gjithë zinxhirit komandues vetëm për neglizhencën e zotërisë Vitia”, tha ai.

Syla derisa u shpreh se mungojnë barnat, i dha ultimatum ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për të treguar se a do i lënë mjekët në mëshirë të fatit apo do iu dal në krahë.


“Është momenti i fundit që zotëria Vitia të deklarohet a do jetë ministër i të gjithëve apo do na lënë në mëshirë të fatit siç kanë mbetur punëtorët shëndetësorë, por duke mbetur punëtorët shëndetësorë nën mëshirën e fatit të jeni të bindur se janë duke mbetur edhe pacientët tanë. Nuk është e vërtetë që kemi barna nuk është që janë dhënë shtesat që na takojnë, nuk e kanë nxjerr udhëzimin administrativ bazuar në ligjin anti-COVID,  dhe për marrën më të madhe që ka bërë është se është deklaruar se si ndihmë e konsideron dhënien e vaksinave të profesionistëve shëndetësor”, tha ai.

Drejtuesi i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla shtesat prej 60 eurosh i ka quajtur shumë ofenduese duke shtuar se janë në kundërshtim me ligjin anti-COVID. Prandaj ai paralajmëroi edhe padi.

“Ato 60 euro kanë qenë shumë ofenduese sepse e kanë shkelur ligjin anti-COVID  për të cilin me siguri të pasoj edhe padia por atë do e shqyrtojmë me juristët tanë. Ligji anti-COVID  i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar parasheh nxjerrjen e një udhëzimi administrativ për përcaktimin e shtesës mbi pagë e jo manipulimin që e ka bërë zotëri Vitia dhe Hekuran Murati”, theksoi ai.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës gjatë ditës së sotme do të protestojë edhe para Qeverisë së Kosovë për t’i bërë të ditura kërkesat e tyre Ligji mbi Pagat dhe shtesat mbi pagë bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.

Lexo edhe

Video