​Sveçla pret homologun austriak: Ligjshmëria në veri parakusht për prosperitet të qytetarëve tanë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për situatën në veri të Kosovës ka biseduar edhe me homologun e tij austriak Karl Nehammer, të cilin e ka pritur në takim.

“Kjo nuk është as provokim as kërcenim për asnjë qytetar te Republikës sonë, ligjshmëria në veri është parakusht për prosperitet të qytetarëve tanë. Deri më tani janë lëshuar 11 muaj targa të përkohshme. Austria ashtu si aleatët tjerë te botës demokratike janë pozicionuar drejt sundimit të ligjit, paqes dhe sigurisë”, ka thënë ministri i Brendshëm.


Ai ka theksuar se janë të përkushtuar në luftimin e pakompromis të krimit në tërë territorin e Kosovës duke shtuar do të luftojmë te gjitha dukuritë negative.

“Që nga dita e parë e kemi bërë të qartë që veprimi i marrë nga Qeveria e Kosovës nuk është kundër qytetarëve, është përmbushje e obligimit ligjor për të siguruar sundim të rendit dhe ligjit. Angazhimi i njësive tona speciale nuk është bërë drejtuar rrezikimit të interesave të qytetarëve, por për të mbrojtur pikat tona kufitare dhe personelin që shërben aty. Ne duke ditur përvojën e vitit 2008 por duke për çka ndodhi me qendra e regjistrimit civil të gjitha segmentet kanë vlerësuar se ka qenë i nevojshëm ky hap”, ka shtuar Sveçla.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.