​Sveçla pas tensioneve me Bekë Berishën: Nuk bëhem pjesë e lojërave politike

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është sqaruar pas insistimit të tij për të raportuar para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes së bashku me drejtorin e Policisë, Samedin Mehmeti, gjë që çoi në tensionim të situatës e që erdhi deri tek largimi i tyre nga mbledhja.

Pas kthimit të tyre për të raportuar para deputetëve të këtij komisioni, Sveçla tha se për çështje të rëndësishme ka dëshirë të marrë me vete të gjithë institucionet pjesëmarrëse. Ndërkohë që theksoi se nuk është i gatshëm që të jetë pjesë e lojërave politike.


“Ne me kënaqësi kemi pranuar ftesën e komisionit parlamentar për të raportuar për gjendjen me theks të veçantë në komunat veriore. Unë nuk jam i gatshëm që të bëhem pjesë e lojërave të ndryshme politike, individëve apo grupeve të caktuara. Jam i gatshëm që insistucionalisht t’u përgjigjem institucioneve të Republikës të Kosovës… Kur unë ftohem që të raportoj për një çështje, unë marr ekipin tim me vete. Nuk jam unë një individ i vetëm, jam një përfaqësues i një institucioni ekstrem të rëndësishëm të Republikës të Kosovës, prandaj edhe tema është ekstrem e rëndësishme… Ministria e Punëve të Brendshme udhëheq me 8 agjenci të ndryshme dhe secili prej tyre është pjesë e ekipit tim të ngushtë”, tha ai.

Ishte kryetari i komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Bekë Berisha, që kundërshtoi ashpër raportimin e ministrit Sveçla nën shoqërimin e drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, pasi sipas tij, të dy janë thirrur për të raportuar ndaras para deputetëve.Situata erdhi deri në atë pikë që Berisha përzuri nga mbledhja të dy drejtuesit e institucioneve përkatëse.

Lexo edhe

Video

error: