Është suspenduar nga puna zyrtari policor, Amir Hoxha i cili kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe që i njëjtit shprehi pakënaqësinë e tij për mospagesën e shujtave për policët.
Ai ka njoftuar se është suspenduar nga puna në afat prej tre ditës meqë ai shkroi në “Facebook” pakënaqësitë e tij.
Postimi i plotë i Hoxhës:
Miq të nderuar:
Sapo mora njoftimin për suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditësh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time për mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë .
Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam kryer vepër penale apo shkelje të rëndë disiplinore, e që me sa di unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës “fjala e lirë apo shprehja e një pakënaqësie e cila është e bazuar në ligj” nuk paraqet vepër penale .
Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjalës sime me ndërgjegje dhe me përgjegjësi të plotë prapa postimit tim në lidhje me diskriminimin e kundërligjshëm që po na bëhet në pagë, që për këtë edhe kam bërë padi në Gjykatën Themelore .
Deri sot të paktën kam besuar se jetoj në një vend demokratik, dhe se fjala e lirë mbrohet dhe ruhet si vlerë dhe se vetëm në regjimet autokratike totalitare sanksionohet me ligj, që shkel masovisht drejtat themelore të individit në veçanti dhe shoqërisë ne përgjithësi .
Mirëpo në këtë pikë paskna gabuar sepse Pushteti atëherë kur po u lëkundkan interesat e veta elektorale po i goditka edhe instrumentet e veta që vet i përdor për ruajtjen e qenësisë së po atij pushteti .
Kërkesat e mija të ligjshme do t’i adresoj në të gjitha institucionet ligjore që mbrojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut duke i përfshi gjykatat, ombuspersonin si dhe organizatat që merren për mbrojtjen e drejtave dhe lirive themelore të njeriut .
Me respekt Zyrtari Policorë nën masën e suspendimit :
Amir Hoxha # 9799

Më poshtë sjellim edhe statusin e tij lidhur me paknaqësitë.

4 Comments
Komentet janë të mbyllura.