​Superliga/Prishtina kërkon fitore ndaj Malishevës, Drita e viziton Feronikelin

​Superliga/Prishtina kërkon fitore ndaj Malishevës, Drita e viziton Feronikelin

Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 10-të ku do të zhvillohen tri ndeshje shumë interesante.

Drita e viziton Feronikelin me fillim nga ora 13:00. Këto dy skuadra kanë vetëm tri pikë diferencë në të mirë të skuadrës nga Gjilani, raporton KosovaPress.


Sfida tjetër interesante është ajo ndërmjet Ulpianës dhe Llapit, dy skuadra këto të cilat e mbyllin renditjen tabelare me nga nëntë, përkatësisht shtatë pikë. Edhe kjo ndeshje starton nga ora 13:00.

Ndërsa kampioni aktual i Kosovës Prishtina e pret Malishevën në “Fadil Vokrri” po ashtu nga ora 13:00. Prishtina renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë, kurse Malisheva një pozitë më lartë me 12 pikë.

Lexo edhe

Video

error: