​Superliga e Kosovës, kryendeshja Llapi-Drita

​Superliga e Kosovës, kryendeshja Llapi-Drita

Superliga e Kosovës rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 11 të sezonit të ri 2021/22.

Ndeshja kryesore e programit të sotëm do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku skuadra e Llapit e pret në shtëpi Dritën, përcjell KosovaPress.

Krahas Llapit e Dritës, ndeshje po ashtu do të zhvillojë edhe skuadra në formë Gjilani, si vendas kundë Feronikelit.


Pas 10 xhirove të zhvilluara, tabelën e kryeson skuadra e Ballkanit me 18 pikë, një më shumë se Dreinca e Gjilani në pozitat dy dhe tre, kurse Top 4 e mbyll Drita me gjithsej 13 pikë.

Në anën tjetër, Dukagjini dhe Feronikeli me nga 10 pikë, dhe Ulpiana me shtatë sosh pozicionohen në fundin e tabelës së Superligës së Kosovës.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

13:00 Llapi – Drita (Stadiumi Zahir Pajaziti)
13:00 Malisheva – Ulpiana (Stadiumi Liman Gegaj)
13:00 Gjilani – Feronikeli (Stadiumi i qytetit të Gjilanit)

Lexo edhe

Video

error: