​Superliga e Kosovës, derbi mes Dritës dhe Llapit

​Superliga e Kosovës, derbi mes Dritës dhe Llapit

Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së dytë të këtij edicioni të ri 2021/22.

Derbi i sotëm do të jetë ai mes skuadrës së Dritës dhe kampionit të Kupës dhe Super Kupës së Kosovës Llapit, përcjell KosovaPress.

Drita do ta zhvilloj ndeshjen e dytë të këtij edicioni si vendase në shtëpi, ku me fillim nga ora 17:00 do të zbarkojnë në stadiumin e qytetit të Gjilanit për ta zhvilluar ndeshjen kundër Llapit.


Nga xhiroja e kaluar, Drita është skuadra e vetme në Superligën e Kosovës që ka arritur të arkëtoj tre pikë të plota, kështu duke e zënë pozitën e parë, kurse skuadra e Llapit e hapi edicionin e ri me barazim 1:1 kundër Ulpianës.

Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Kosovës për ditën e sotme e gjeni më poshtë.

17:00 Drita – Llapi (Stadiumi i qytetit të Gjilanit)

17:00 KF Ulpiana – Malisheva (Stadiumi Qatiq Bytyqi)

Lexo edhe

Video

error: