​Sulmohet sërish Policia Kufitare në veri

​Sulmohet sërish Policia Kufitare në veri

Mëngjesin e sotëm është sulmuar sërish Policia Kufitare në veri, por ndryshe nga sulmet e kaluara, kësaj radhe ka ndodhur nga ana e Leposaviqit.

Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se dyshohet që sulmi ka ardhur nga vendi i quajtur Mure, që është në territorin e Serbisë.

Sipas informacioneve të para, jozyrtare, policia u tha se është sulmuar me eksploziv, por që përmes një deklarate për media, policia tha se dyshon që ishin sulmuar me mjete piroteknike.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky sulm.


KosovaPress ka tentuar të flasë me Policinë e Kosovës në lidhje me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij artikulli, të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Gjatë një konference për media ditën e premte, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti njoftuan për 4 sulme të ndryshme ndaj zyrtarëve policorë në vetëm tri ditë.

Gjatë ditës së djeshme, Shtetet e Bashkuara dënuan ashpër sulmet ndaj policëve të Kosovës, njëjtë sikurse KFOR-i, të gjithë liderët institucionalë e politikë.

Foto në ballinë nga sulmet e mëparshme

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.