​Sulmi seksual në Pejë, reagon Gazmend Muhaxheri

​Sulmi seksual në Pejë, reagon Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, reagoi pasi në qytetin që drejton ndodhi një sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi.

Muhaxheri, që postoi foton e Mrikës, tha se dhuna është krim duke kërkuar reagim të secilit.


“Dhuna nuk është çështje private, por është çështje sociale, është çështje politike. Por mbi të gjitha, është krim i dënueshëm, për të cilin kërkohet reagimi i secilit prej nesh. Mrika Nikqi, ti je sportistja e dalluar, krenaria e qytetit të Pejës dhe mbarë shqiptarisë!”, shkroi Muhaxheri.

Mrika NIkqi të martën u sulmua seksualisht nga 25-vjeçari F.B., në njërën nga rrugët kryesore të Pejës, ndërsa vetëm sot i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar e aktualisht në mbajtje.

Ky rast ngjalli reagime të shumta, edhe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që kërkoi dënime maksimale për të gjithë dhunuesit dhe ngacmuesit seksualë.

Lexo edhe

Video