​Sulmi me armë në Jarinjë, policia nis hetimet, ndërpritet përkohësisht qarkullimi Kosovë-Serbi

​Sulmi me armë në Jarinjë, policia nis hetimet, ndërpritet përkohësisht qarkullimi Kosovë-Serbi

Objekti i zyrtarëve policorë dhe doganierëve është goditur me plumb sonte rreth orës 19:00 në Jarinjë.

Për fat të mirë, përveç dëmeve në objekt nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa nuk dihet autori dhe motivi i këtij sulmi.


Korrespondentja e KosovaPress e cila ndodhet në Jarinje bën të ditur se policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet, ndërsa komunikacioni është ndërprerë në drejtimin Kosovë-Serbi dhe anasjelltas, derisa policia të përfundojë punën.

I kontaktuar më herët rreth këtij rasti, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka thënë se nuk ka një informacion të tillë dhe sapo të marrë ndonjë raport zyrtar, do të përgjigjet. /KosovaPress/

Lexo edhe

Video

error: