​Suarez ia siguron fitoren Atleticos në sekondat e fundit të ndeshjes-video

​Suarez ia siguron fitoren Atleticos në sekondat e fundit të ndeshjes-video

Atletico Madridi ka siguruar një fitore dramatike ndaj Getafes në ndeshjen e vlefshme për gjiron e gjashtë të La Ligas.

Në fundin e pjesës së parë Getafe kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Mitrovic, përcjellë KosovaPress.

Por, në pjesën e dytë ishte Luis Suarez i cili bëri një paraqitje spektakolare duke realizuar dy gola dhe duke ia siguruar tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së tij.


Uruguajani fillimisht i barazoi shifrat në minutën e 78’ dhe pastaj e përmbysi epërsinë e vendasve me golin e dytë personal në këtë ndeshje në sekondat e fundit të takimit.

Kjo fitore e bënë Atleticon liderë të tabelës më 14 pikë pas gjashtë ndeshjeve.

Lexo edhe

Video