​Spektakël i garantuar sot në Superligën e Kosovës, zhvillohen dy superderbi

​Spektakël i garantuar sot në Superligën e Kosovës, zhvillohen dy superderbi

Xhiroja e gjashtë e Superligës së Kosovës filloi ditën e djeshme me dy ndeshje që përfunduan me barazime.

Ulpiana dhe Dukagjini i ndanë pikët pranë rezultatit 0-0, kurse Llapit dhe Drenica e përfunduan ndeshjen me rezultat të barabartë 1-1, raporton KosovaPress.

Por, e diela është një ditë që premton spektakël në Superligën e Kosovës pasi pritet të zhvillohen dy ndeshje shumë interesante.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet derbi lokal ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.


Drita ka 11 pikë pas pesë xhirove, kurse Gjilani ka gjashtë pikë..

Nga ana tjetër, një sfidë po ashtu shumë interesante do të zhvillohet në Malishevë aty ku Malisheva e pret liderin Ballkanin dhe do të diskutohet kreu i tabelës pasi klubi nga Suhareka ka 11 pikë, vetëm një më shumë se Malisheva që i ka 10 sosh.

Sfida e tretë do të jetë ajo ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.

Lexo edhe

Video