​Sot seanca e Kuvendit të Kosovës

​Sot seanca e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të mbajtur seancë plenare. Ata do të mblidhen në ora 10:00.

Në rend të ditës janë shqyrtimi e projektligjit për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, shqyrtimi i Projektligjit për anti doping dhe ai i projektligjit për edukimin në fëmijërinë e hershme.

Rendi i ditës

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,


2.    Pyetjet parlamentare,

3.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut,

4.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-152 për Anti dopingun,

5.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme,

6.    Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Lexo edhe

Video