​Sot protestohet kundër dhunës ndaj grave në Pejë

​Sot protestohet kundër dhunës ndaj grave në Pejë

Të hënën, duke filluar nga ora 12:00 në korzonë e qytetit të Pejës, do të mbahet një protestë kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave, si dhe kundër heshtjes institucionale ndaj kësaj dukurie negative.


Organizatorët e protestës “Aktivistët e Pejës” në Facebook kanë bërë të ditur se vetëm gjatë javës së kaluar 18 vajza e gra raportuan se kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës seksuale e ngacmimeve në Kosovë.

“Ne e dimë shumë mirë që ngacmimi seksual, sulmet seksuale e përdhunimet janë duke iu ndodhur vajzave e grave çdo kund, qoftë në shkolla, institucione publike e private. Andaj dhe do të ngrihemi në protestë, për t’i bërë ballë këtij fenomeni shqetësues dhe për të kërkuar përgjegjësi institucionale e siguri për vajzat dhe gratë. Të protestojmë dhe të rezistojmë derisa drejtësia për vajzat dhe gratë të vihet në vend dhe ato të jetojnë pa frikë”, thuhet në postim.

Lexo edhe

Video

error: