​Sot përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

​Sot përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Këtë të premte në ora18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë, do të organizohet ceremonia zyrtare e përurimit të shtatores së Fadil Vokrrit.

Ceremonia e përurimit të shtatores organizohet në ditëlindjen e 61-të të Legjendës së futbollit të Kosovës.


I pranishëm pritet të jetë kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si dhe personalitete tjera të institucioneve dhe të sportit.

Në fund të kësaj ceremonie, FFK-ja në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka organizuar një turne futbolli ku do të marrin pjesë futbollistët veteranë të Llapit, Prishtinës, të Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë.

Lexo edhe

Video