​Sot përurohet Abetarja e përbashkët Kosovë – Shqipëri

​Sot përurohet Abetarja e përbashkët Kosovë – Shqipëri

Sot organizohet ceremonia e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë.

Kjo ceremoni do të mbahet në Amfiteatrin e parkut “Ali Podrimja” në Gjakovë, me fillim në ora 10:00.


Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe ministret e Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi.

Të mërkurën ministrja Nagavci tha se me Abetaren e unifikuar do të mësojnë të gjithë nxënësit shqiptarë.

Ndryshe, të mërkurën MASHTI ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/2023. Ndërsa ministrja Nagavci ka kërkuar nga mësimdhënësit që të ndërprejnë grevën.

Lexo edhe

Video