Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Sot nis vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85-vjeç

​Sot nis vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85-vjeç

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot fillon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85-vjeç.

Vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë dhe në komunat Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri, si dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.


Vaksinimi bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (Njësia e vaksinimit) në komunat e lartpërmendura, me përjashtim të Prishtinës, ku vaksinimi bëhet në sallën “1 Tetori”.

Ndërsa, për grup-moshën nga 80-84 vjeç, vaksinimi nis më 11 prill 2021, në të njëjtat vende të vaksinimit dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera ku do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19.

Personat e këtyre grup-moshave, do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në adresën ekosova.rks-gov.net,  ku mundësia e aplikimit është ende e hapur.

Lexo edhe

Video

error: